Politika e Privatësisë
Përditësuar më: 2 nëntor 2026 · Privacy Policy for the Asset Manager service operated by KONSULENCE.AL.
1. Kush jemi
Asset Manager (aset.konsulence.al) operohet nga KONSULENCE.AL. Kjo politikë shpjegon çfarë të dhënash mbledhim, si i përdorim dhe si i mbrojmë.
2. Të dhënat që mbledhim
- Llogaria: emri, adresa e email-it dhe fjalëkalimi (i ruajtur vetëm si hash i pakthyeshëm — Argon2).
- Të dhënat e punës: organizatat, kompanitë klientë, aktivet fikse, planet e amortizimit, përllogaritjet, kreditë dhe regjistrimet që futni vetë.
- Të dhënat nga QuickBooks Online (vetëm nëse e lidhni): lista e llogarive kontabël, faturat e blerjes (Bill/Purchase), artikujt (Products & services), monedha dhe cilësimet bazë të kompanisë.
- Të dhënat nga LlogariPro (vetëm nëse e lidhni): plani kontabël, emri dhe NIPT-i i kompanisë, monedha bazë, dimensionet analitike dhe faturat e blerjes me rreshtat e tyre.
- Hyrja me Google ose Microsoft (nëse e përdorni): emri dhe adresa e email-it që na dërgon ofruesi; nuk marrim fjalëkalimin tuaj.
- Teknike: cookie sesioni i domosdoshëm për hyrjen. Nuk përdorim cookie gjurmimi, reklamash apo analitike të palëve të treta.
3. Si i përdorim të dhënat
Vetëm për të ofruar shërbimin: llogaritjen e amortizimit, raportet, sinkronizimin me QuickBooks ose LlogariPro dhe komunikimin me ju (p.sh. ftesat me email). Nuk i shesim dhe nuk i japim të dhënat tuaja palëve të treta për marketing.
4. QuickBooks Online (Intuit)
- Aksesi bëhet vetëm pasi ju autorizoni lidhjen përmes OAuth 2.0 të Intuit; ne nuk i shohim kurrë kredencialet tuaja të Intuit.
- Token-at e aksesit ruhen të enkriptuar (Fernet/AES) në databazën tonë.
- Shkruajmë në QuickBooks vetëm regjistrimet kontabël (amortizim, përllogaritje, kredi) që ju i postoni.
- Kur e shkëputni lidhjen, token-at fshihen; autorizimin mund ta revokoni edhe te llogaria juaj Intuit.
5. LlogariPro
- Lidhja bëhet vetëm pasi një administrator i kompanisë e miraton te LlogariPro; LlogariPro krijon një çelës API vetëm për atë kompani.
- Çelësi ruhet i enkriptuar (Fernet/AES) në databazën tonë.
- Shkruajmë në LlogariPro vetëm regjistrimet kontabël (amortizim, përllogaritje, kredi) që ju i postoni.
- Kur e shkëputni lidhjen nga Asset Manager ose nga LlogariPro, çelësi anulohet dhe fshihet.
6. Ku ruhen dhe si mbrohen
- Të dhënat ruhen në server në Bashkimin Evropian (Hetzner, Gjermani).
- I gjithë trafiku kalon me HTTPS (TLS); databaza nuk është e aksesueshme nga interneti.
- Aksesi në të dhënat e një kompanie kufizohet me role (admin / accountant / viewer).
7. Sa kohë i mbajmë
Për aq kohë sa llogaria juaj është aktive. Me kërkesën tuaj për mbyllje, të dhënat e organizatës suaj fshihen brenda 30 ditësh, me përjashtim të rasteve kur ligji kërkon ruajtje më të gjatë.
8. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni akses, korrigjim, eksport ose fshirje të të dhënave tuaja personale, në përputhje me Ligjin nr. 9887 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe GDPR ku është i zbatueshëm. Na shkruani te kontakti më poshtë.
9. Ndryshimet e kësaj politike
Ndryshimet thelbësore njoftohen në aplikacion ose me email; data e përditësimit shënohet në krye të faqes.
10. Kontakt
KONSULENCE.AL · Email: kontakt@konsulence.al
Shih edhe Kushtet e Përdorimit (EULA).